“Ferma VIP 2” Starton me emocione, gara dhe surpriza të mëdha

Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo familje shqiptare do të gjejë, qytetarinë, humorin, diskutimet e zjarra, suprizat, garat psikologjike dhe ato fizike, aty ku çdokush do të gjejë veten.
Nën moderimin e Luana Vjollcës ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i Ferma Vip, në ekranin e shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, si dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, ku mund të shihni 24/7 çdo çast konkurentët tuaj të preferuar.
Një spektakël që do ju mbajë të mbërthyer dhe do bashkojë familjet për disa orë çdo të hënë dhe të premte prej orës 21:00 në ekranin e Vizion Plus.
Ndërkohë risia dhe supriza e parë e këtij edicioni të ri do të jetë kryeplaku, një ish-Fermer, i cili gjithë eksperiencën e sezonit të shkuar do e sjellë këtë sezon të ri, bëhet fjalë për komedianin Albano Bogdo.
Mos e zgjasim më shumë, prej këtij momenti uluni para televizorit tuaj dhe mbajeni kanalin tuaj në Vizion Plus dhe Tring, ndërsa për ata që nuk ndodhen në shtëpi mund ta ndiqni LIVE në Youtube në linkun e mëposhtëm: