Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë-Vlorë, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit, ku janë përfshirë shtatë automjete që lëviznin në drejtim të Vlorës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë aks rrugor, ku trafiku ka pësuar ngadalësime për shkak të përplasjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button