Bota

Shpërthen në flakë një limuzinë luksoze Aurus në Moskë, mendohet të jetë e Putinit

Një limuzinë luksoze Aurus, e cila besohet të jetë pjesë e flotës zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin, ka shpërthyer në mes të Moskës, duke shkaktuar alarm dhe spekulime mbi shkaqet e incidentit.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë Aurus Senat, me vlerë rreth 320,000 euro, të përfshirë nga flakët në mes të rrugës, jo larg selisë së shërbimit sekret rus FSB në Lubyanka.

Nga video duket se zjarri ka nisur nga motori dhe më pas është përhapur me shpejtësi në brendësi të makinës. Ende nuk dihet nëse brenda automjetit ndodhej dikush në momentin e shpërthimit apo cilat ishin shkaqet e zjarrit.

Presidenti Vladimir Putin përdor rregullisht limuzinat ruse Aurus për lëvizjet e tij dhe së fundmi ia dhuroi një të tillë liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Ky incident pritet të shtojë më tej tensionet dhe paranojën brenda Kremlinit, mes spekulimeve për rreziqe të mundshme nga agjentë të huaj që synojnë liderin rus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button