“Rozana po shet trupin për lojë”/ Juli ka dy fjalë për Gjestin: Ka gjithë Big-un që rri me br*kë nëpër shtëpi…

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gjesti akuzoi Rozanën se ‘po shet trupin e saj për lojë’
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gjesti akuzoi Rozanën se ‘po shet trupin e saj për lojë’. Kjo për shkak të një debati që paten dje teksa banorja ishte në dush.
Rozana i kërkoi Gjestit që të largohej se po e vinte në siklet por ai nuk pranoi dhe qëndroi aty. Pasi doli nga dushi, këngëtarja veshi rrobdeshambërin dhe shkoi për t’u veshur.
Gjesti e ndoqi nga pas dhe në një moment Rozana hap rrobdeshambërin dhe del para banorit me rroba banje.
“Je sa nana ime. Kur më fol në atë mënyrë…pse e shet trupin për lojë. Po e përdor trupin mos ma këqyr trupin. E di pasha Zotin e ka pasur me tendencë”, i tha Gjesti gjatë prime-t.
Lidhur me këtë akuzë të Gjestit ka reaguar aktori i njohur, Julian Deda, i cili i kujton banorit se rri gjatë gjithë kohës me të brendshme nëpër shtëpi.
“Pra sipas Gjestit, Rozana e shet trupin për lojë, sepse doli me kostum banje për 30 minuta.
Po Gjesti që ka gjithë Bigun që sorollatet me brekë nëpër shtëpi, a po e shet trupin për lojë?”, shkruan ish-banori i “Big Brother VIP 3” në një postim në “Instastory”.
