ShowBiz

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Lajmi i mirë që ju thamë që herën e kaluar: finalja mbahet më 19 prill! Me këtë entuzaizëm vazhdojmë përmbledhjen:

#1. Gerta – Aldo

Gerta theu kutinë e emergjencës me shpresën për të folur me djemtë e saj. S’e përfitoi këtë, por duhet t’ia jepte një banori tjetër privilegjin. Ia dha Aldos. Duke qenë se asgjë nuk ndodh në atë shtëpi, pamë një debat të lodhur mes të dyve dje, të tipit “Kush je ti e kush jam unë”.

#2. Rozana – Gjesti – Egli

Sërish, meqënëse ASGJË nuk ndodh në këtë Big, do merremi në prime vetëm me fjalë boshe. Gjesti, nga hiçi u kujtua që Rozana qenka tradhtare dhe madje përdor trupin për lojë.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Më pas, pësoi një moment G Banesk dhe s’po i shqitej Rozanës teksa lahej. Egli, rojtarja më besnike e Kingit, u sigurua t’i rikujtojë Rozanës se përdor argumentin e ngacmimeve seksuale për t’u viktimizuar.

#3. Gerta kundër trekëndëshit

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Gerta, sërish THOTË se 3 të mësipërmit bëjnë lojë. S’kanë çfarë debatesh të bëjnë tha dhe stisin këtë situatën armiqësore. Të tjerë e akuzuan Gertën se ka hallin e aleancave të saj që janë mbaruar dhe do të sulmojë ato që i quan aleanca të të tjerëve.

#4. Oh jo! Gjesti do të fitojë Big-un

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Më në fund dikush po lëvizte nëpër shtëpi të paktën. Gjesti u kthye në ditët e para të lojës së tij dhe filloi të ngacmonte banorët e shtëpisë. “Po shihja a ka puls” tha Kingi dhe mesa duket kishte sepse shumë u bezdisën nga provokimet e tij.

#5. Gerta takoi më në fund djalin

Sërish pak me zor.

#6. Eliminohet Aldo

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Pati biletë vajtje-ardhjeje. Ironia e fatit ishte se siç tha dhe vetë, ndihej gati shpirtërisht për të lënë shtëpinë. Ledioni megjithatë arriti ta bindte për t’u rikthyer.

#7. S’ka nominime

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Del e gjithë shtëpia në televotim dhe mund të dalë ose 1, ose 2, ose 3 banorë… Mezi po presim./ANABEL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button