Nesër starton “Ferma Vip 2”, moderimi nga Luana Vjollca, emra surprizë mes konkurrentëve

Pritjes tashmë i erdhi fundi. Spektakli i shumëpritur nga të gjithë “Ferma Vip 2” është gati të nisë një rrugëtimin nga kjo e hënë, vetëm në ekranin e televizionit Vizion Plus dhe 24 orë në dy kanalet e dedikuara në Tring.
Edicioni i dytë i këtij superprodhimi garanton një sukses të vërtetë, duke sjellë sërish në ekran personazhe të njohura nga bota e showbiz-it dhe jo vetëm, të cilët do të përballen me sfida, konkurrencë dhe garë të fortë, për një qëllim, fitimin e çmimit të madh.
Përveç ritmit të shpejtë dhe ngjarjeve të papritura që janë tipike për këtë format, konkurrentët e “Ferma Vip 2” do të shfaqin përpara publikut 24 orë në 24 të gjitha dimensoinet e tyre.
Fermerët do të kalojnë rreth tri muaj në një fermë, ku jeta e fshatit do të kthehet në rutinën e tyre të përditshmërisë, duke përballuar vështirësitë e punëve të fermës dhe duke u testuar përballë natyrës dhe kushteve të papritura të jetesës.
Nën moderimin e Luana Vjollcës ky prodhim i Vizion Plus do të sfidojë aftësitë e pjesëmarrësve në punë fizike, si dhe strategjitë e tyre për të krijuar aleanca, për të menaxhuar emocionet dhe për të bashkëjetuar në një ambient ku çdo hap mund të ndikojë në fatin e tyre.
Kjo do të jetë një luftë për të mbajtur balancën mes bashkëpunimit dhe rivalitetit.
Por “Ferma Vip 2” premton shumë, emra të paparashikuar që do të bëhen pjesë e kastit, një dyshe fantasike opinionistësh, si dhe një kryeplak që as nuk e kishit menduar.
Përmes një miksimi të elementeve të reality-show dhe programit të lojërave, “Ferma Vip 2” do të angazhojë të gjithë ata që e ndjekin, duke u bërë kështu një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të diskutuar në Shqipëri.
Nga kjo e hënë mos ju ndani dy kanaleve të dedikuara në platformën Tring si dhe ekranit të Vizion Plus./vizionplus.tv