Lajme

Digjet lokali sezonal né bregdetin e Darëzezës  në Fier.

Një lokal sezonal i né bregdetin e Darëzezës  në Fier, ështé përfshirë nga flakët rreth orës 17:30 të ditës së sotme . Zjarri është pikasur fillimisht nga banorë të zonës të cilét kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kané bërë té mundur shuarjen e flakéve , por duke qënë se lokali ështé i ndërtuar me dru , është djegur totalisht brenda disa minutash pavarësisht edhe ndërhyrjes me mjete rrethanore nga banor ret e zonës.  Lokali në pronësi të shtetasit A. B, funksiononte prej 5 vitesh gjatë muajve të verës , ndërkohë qé dëmi i përllogaritur  arrin në 30 milionë lekë të vjetra , ndërsa janë djegur të gjitha paisjet që ndodheshin brenda ambienteve, 120  shezlongë dhe 60 cadra. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental , pasi sipas banorëve pranë lokalit ka patur vizitorë të cilët kanë kosumuar birra dhe cigare. Në lokalin e mbyllur që nga përfundimi i sezonit , energjia elektrike ishte e ndërprerë. Pritet verifikimi nga ana e grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button