ShowBiz
Zbulohet DATA e finales së madhe të Big Brother, ja kur shpallet fituesi

Në hapjen e Prime-it të sotëm, moderatori Ledjon Liço ndezi kureshtjen e publikut duke paralajmëruar se shumë shpejt do të zbulohet data e shumëpritur e finales së madhe.
Më pas, lidhja e drejtpërdrejtë me shtëpinë emocionoi jo vetëm banorët, por edhe teleshikuesit, teksa në ekran u shfaq një video përmbledhëse me disa nga momentet më të bukura dhe më të paharrueshme të këtij sezoni.
Kulmi i pritjes erdhi pas këtij momenti, kur më në fund u zbulua data e finales së madhe, një çast që shënon nisjen e numërimit mbrapsht drejt natës më të rëndësishme të spektaklit.
Data e natës finale është më 19 prill.