“Sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e yllit të afatit evropian”, Rama me shqiptarët e Kretës: Të mos e lëmë të shuhet, bëhemi bashkë më 11 maj

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me shqiptarët e Kretës, ku u bëri thirrje që të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Rama: Jemi së bashku për të shkruar një tjetër copëz historie që fati ka dashur që të na jepet mundësia ta shkruajmë së bashku, për të ardhur deri këtu shumë të tjerë para nesh e kanë ëndërruar dhe kanë luftuar për të historinë e Shqipërisë së pandashme të pandarë nga Evropa. Kur Skënderbeu u bë mburojë për Evropën nuk kishte BE, por kishte Evropë, kur rilindasit u bënë bashkë Naim Frashëri na tha se për ne shqiptarët dielli lind atje ku perëndon.
Sot 246 shqiptarë të Evropës dhe votës janë regjistruar në zgjedhjet e 11 majit për t’i dhënë jetë një mundësi të madhe dhe aktuale që Shqipëria të bashkohet me Evropën dhe duke u bërë pjesë në familjen e BE. Sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e yllit të afatit tonë evropian e cila është për ne një detyrim i madh, është një mision që atë rreze të mos e lëmë të shuhet në dritën e asaj të bëhemi bashkë në 11 maj dhe vitet që kemi para të bëjmë të mundur që Shqipëria e kësaj dekade të jetë anëtare e BE dhe çdo shqiptar kudo ndodhet të marrë pasaportën evropiane të shqiptarit./Tch