Sport

Verstappen niset i pari në Miami, makinat Ferrari gati ta vënë nën presion

Max Verstappen do të niset i pari në Çmimin e Madh të Miamit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Piloti i Red Bull vendosi kohën më të shpejtë dhe siguroi “pole position”-in e parë në karrierë në pistën e Miamit, ku konfirmoi se do të jetë favorit për të triumfuar.

Paraqitje mjaft e mirë edhe për Ferrarin, me Charles Leclerc që do të niset në rreshtin e parë, fill pas holandezit të Red Bullit, ndërsa Carlos Sainz vendosi kohën e tretë më të shpejtë, duke lënë pas makinën tjetër Red Bull, atë të Sergio Perez.

Në rreshtin e tretë do të nisen dy makinat McLaren, me Lando Norris dhe Piastrin përkatësisht i pesti dhe i gjashti.

Vijon të zhgënjejë Mercedes, që vendosi vetëm kohën e 7 dhe të 8 më të mirë, me anë të Russel dhe Hamilton./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button