Lajme

Rama sërish në Greqi, sot takim me diasporën shqiptare në Kretë, nesër në Athinë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim të tretë me shqiptarët në Greqi, këtë herë duke u ndalur në ishullin e Kretës.

Takimi do të mbahet sot në orën 18:00 në stadiumin “Klassidos”, ndërsa pason dy takime të mëparshme me diasporën shqiptare në shtetin helen.

Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në Athinë, duke çelur njëkohësisht edhe turin e tij të lajmëruar asokohe me diasporën në Evropë dhe më gjerë.

Ndërkohë takimi i dytë në Greqi është zhvilluar me shqiptarët emigrantë në qytetin e Selanikut, takim i mbajtur disa muaj më parë.

Ndërkohë më 30 mars, ditën e dielë, Rama do të jetë në në një takim me shqiptarët në Athinë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button