Lajme

PS vodhi programin e PD/ Bardhi: Rama, pa ide dhe vizion! E kishte mundësinë për 12 vite, gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar pas prezantimit të programti socialist nga Edi Rama, duke thënë se ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vision.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se nuk është as e papritur që Rama ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin.

Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!’, shkruan Bardhi

Sipas tij, Rama kishte mundësinë e bërjes realitet të programit por një punë që nuk realzizohet në 12 vite pushtet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim, që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.

Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve’, shkruan Bardhi në facebook.

Reagimi

Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!

Padashur sot, duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.

Por për t’u realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.

Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.

Me PD pas 11 Majit:

 Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.

 Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.

 Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.

 Do të dyfishojmë pensionet.

Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button