Ministri i Brendshëm Taulant Balla: AMP e angazhuar në goditjen e çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përgëzuar punën e AMP-së në bashkëpunim me SPAK-un dhe prokuroritë e përgjithshme për të çuar përpara procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.
Ai njoftoi se ditën e sotme janë goditur raste të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë së Fierit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore falë bashkëpunimit me SPAK dhe me prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm po rrit forcën goditëse, për të çuar përpara procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Ditën e sotme janë goditur raste të abuzimit me detyrën të disa punonjësve të Policisë Rrugore në Fier.
Ju lutem qytetarëve dhe mediave të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit./faxweb