Bota
Tërmet në Kretë, lëkundja e fortë ndjehet në të gjithë ishullin

Lëkundjet e tokës kanë trembur jo pak banorët e ishullit të Kretës në Greqi mbrëmjen e djeshme.
Në mbrëmje, janë regjistruar disa tërmet me magnituda të ndryshme me shkalla Rihhter 3.
Epiqëndra e tërmeteve ka qënë në detin Egje, afër Heraklion në Kretë.
Lëkundja sipas qëndrës kombëtare të sizmiologjisë në Greqi, epiqëndrën e ka pasur në thellësi 28 km.
Nuk ka të dhëna për momentin nga autoritetet lokale për dëme, përveç panikut të raportuar.