Shkaku i divorcit me Ilir Metën? Monika Kryemadhi: Fajtor mund të jetë edhe Lulzim Basha… Lulit iu refuzua viza amerikane në 2018-n

Kur divorci i çiftit më jetëgjatë në politikë, mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Meta është zyrtar, ende nuk janë bërë me dije shkaqet që e çuan në zgjidhjen e kësaj martese.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, shprehet se as ajo vetë nuk është e qartë përse Ilir Meta kërkoi divorcin.
Deputetja Kryemadhi hedh aludime se sipas saj shkak i divorcit mes saj dhe Metës mund të ketë qenë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019.
Kujtojmë se në atë periudhë, Kryemadhi drejtonte LSI-në, pasi Ilir Meta ishte President i Republikës.
Sa i përket djegies së mandateve, që mesa duket ka prekur edhe martesën e saj, deputetja Kryemadhi bën fajtor edhe Lulzim Bashën si drejtues i opozitës në atë kohë, i cili mori garanci për mbështetje nga Gjermania pas aktit ekstrem politik të djegies së mandateve në bllok.
Monika Kryemadhi: Me sa kam dëgjuar ka qenë djegia e mandateve. Ilir Meta ka qenë në Gjermani, mandatin do ta digjja vetëm unë, ndërkohë pjesa tjetër e kërkuan edhe ata. Mos harrojmë edhe garancinë që erdhi nga z.Basha që do dilte Kancelarja gjermane në atë kohë, do ishte ajo që do mbështeste opozitën në djegien e mandateve për të çiar vendin…sepse ishin disa procedura që për hir të së vërtetës kishin ndodhur shumë shkelje ligjore në mënyrë flagrante nga mazhoranca në atë kohë dhe e vetmja mënyrë në atë kohë që ishte reaguese ishte edhe djegia e mandateve për të vendosur në një pozicion me shpatulla pas muri Edi Ramën. Që faktikisht vendosi Edi Rama opozitën me shpatulla pas muri.
Blendi Fevziu: Në aspektin politik i bie që z.Basha ju paska thënë diçka që duhet të jesh super naiv “ta hash”, që Kancelarja gjermane del dhe përshëndet djegie mandatesh, kurse në aspektin personal z.Basha qenka shkaku i divorcit tuaj me z.Meta.
Monika Kryemadhi: Kjo është, konfliktet politike që çuan drejt një pamundësie të bashkëjetesës familjare.
Blendi Fevziu: Ka ditur gjë apo jo Ilir Meta?
Monika Kryemadhi: Jo, ka ditur vetëm për mandatin tim. Z.Basha në atë kohë dhe jo vetëm Basha por dhe shumë anëtarë të PD, deputetë apo ish-deputetë që janë sot tek z.Berisha apo në PD, kanë qenë njerëzit kryesorë të cilët kanë mbajtur kontaktet me CDU-në në atë kohë. Unë kam qenë për hyrje në zgjedhjet lokale, por gjithë ambienti politik thoshte mos hyjmë. CDU ishte ajo që i kërkoi Ilir Metës në atë kohë të bënte ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale. Ka pasur ndërhyrje nga jashtë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Se si ka qenë kjo ndërhyrje, kjo është për t’u parë që për mua kërkon investigim zyrtar. Kjo do t’i vijë në një kohë të dytë. Në këndvështrimin tim, sjellja e z.Basha ishte e shitur.

Monika Kryemadhi i është përgjigjur në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan akuzës së ish-Presidentit Ilir Meta se i është bërë një puç për ta lënë jashtë partisë.
Kryemadhi u shpreh se djegia e mandateve erdhi si pasojë e mos pasjes eksperincë si kryetare dhe jo për të lënë jashtë Ilir Metën.
Depuetja e Partisë së Lirisë tha për herë të parë në studion e ‘Opinion’, një fakt që askush deri më sot nuk e kishte zbuluar për Lulzim Bashën.
Kryemadhi u shpreh se Lulzim Bashës i është refuzuar viza amerikane në 2018 për arsye te dosjes së financimeve ruse.
“Sigurisht në këndvështrimin e LSI apo Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë lloj puçi të tillë, mund të ketë pasur një mungesë eksperiencë nga ana ime si kryetare partie në atë kohë, mungesa e një grupi këshillues dashamirës në atë kohë, por ndoshta urrejtja e personave të caktuar, kishin urrejtje personale ndaj Edi Ramës apo PS, të cilët pranonin çdo lloj vendimi ekstrem.
Megjjithatë, ndryshimi që u bë në Kodin Zgjedhor në marrëveshjen e 5 Qershorit në një farë mënyre e redutoi sado pak konfliktin e parlamentit, djegjen e mandateve sepse Këshilli Politik i dha mundësinë opozitës që të të futej në zgjedhjet e 2021 me koalicion. Personi që e shkatërroi marrëveshjen e 5 Qershorit, e dimë shumë mirë, nuk është thjesht Edi Rama ai cili bëri ndryshimet kushtetuese në parlamet. Por personi që e shkatërroi është vet Lulzim Basha me Yuri Kim. Në takimet e mëvonshme që unë kam pasur në SHBA edhe mbas zgjedhjeve të 2021, por edhe më vonë, në të gjitha kontaktet që kam pasur unë kam kërkuar që cila është arsyeja që DASH pranoi rrëzimin e marrëveshjes së 5 Qershorit.
Ka qenë vet zoti Basha që në një farë mënyrë për problemet e tij, ndoshta refuzimin e vizës amerikane që iu bë në 2018. Jam e sigurt sepse ne do të iknim bashkë në Miçigan, ku unë kisha disa takime të tjera dhe ai do të bënte disa takime të tjera dhe zotit Basha iu refuzua viza amerikane. Dhe për këtë arsye duke qenë se ka filluar edhe presioni i McGonigal në atë kohë që nuk është thjesht si çështje, por ekziston një file për financimet ruse”, tha Kryemadhi.