Pajisja gjeniale që bllokon makinën nëse shoferi ka pirë alkool

Alcolock, ose ndryshe bllokuesi i alkoolit është pothuajse realitet në Bashkimin Europian dhe është një superzgjidhje.
Pajisja funksionon si një etilometër dixhital: Para se të ndizet makina shoferi duhet të fryjë në pajisje për të provuar që nuk ka pirë alkool. Sistemi i zgjuar e identifikon. Nëse ka prani alkooli, makina nuk ndizet.
Kjo pajisje do të jetë e detyrueshme në automjetet e çdo shoferi që ka një historik aksidenti në gjendje të dehur.
Pajisja do të montohet nga instaluesit e autorizuar dhe do të lëshohet edhe një certifikatë kolaudinimi, njësoj si për automjetin apo impiantet e gazit.
Shpenzimet e instalimit do të mbulohen nga vetë shoferi dhe shkojnë diku tek 2 mijë euro.
Kjo zgjidhje prej disa kohësh aplikohet në Francë, Austri, Belgjikë, Danimarkë, Poloni, Lituani, Suedi dhe Finlandë.