ShowBiz

Nga miq në armiq të ‘betuar’/ Gjesti i kthehet keq Rozanës: Je zënë për flokësh për të dashur

Një debat i fortë ka shpërthyer mes Rozana Radit dhe Gjestit tashmë që nuk janë miq por rivalë të ashpër.

Gjesti i është drejtuar Rozanës duke i thënë se do sjellë informacione nga jashtë, duke aluduar për një situatë nga e kaluara e saj. Ai pretendoi se në një format tjetër televiziv, Rozana është përfshirë në përleshje fizike me gra të tjera për shkak të një të dashuri.

“A do informacione nga jashtë? Ti je kapur për flokësh me femra për të dashur. Të gjithë e kanë parë,” u shpreh ai, duke e sfiduar publikisht.

Rozana, kërkoi sqarime duke pyetur vazhdimisht: “Cili format?”. Megjithatë, Gjesti vijoi sulmet, duke e kritikuar për qëndrimin e saj ndaj grave në shtëpi.

“Ç’ka ke bërëti, e di e gjithë bota, dhe ti vjen këtu e jep shembull për femrat? Edhe flet për Eglin, e gjykon Eglin?! Ti nuk ke dhënë shembull të mirë,” shtoi ai, duke e akuzuar për hipokrizi.

Ky debat tensionoi sërish marrëdhënien mes tyre, duke e përshkallëzuar edhe më tej rivalitetin e tyre në shtëpinë e BBVA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button