Life Style

Mendohu dy herë para se t’i hysh një lidhjeje me një nga këta djem

Në jetë takojmë shumë njerëz, të cilët jo domosdoshmërisht qëndrojnë gjatë. Disa prej tyre na bëjnë të lumtur e të tjerë arrijnë ta kthejnë jetën tonë në një sfidë të vërtetë. Kështu, është shumë e rëndësishme të kuptojmë se cilët janë disa nga tipet e njerëzve që është më mirë t’u qëndrojmë larg…shumë larg.

Xhelozi dhe ai që bën kritikun 24/7

Disa njerëz nuk dëgjojnë askënd tjetër përveç vetes. Janë pikërisht këta që kritikojnë pa pushim dhe vetëm të thonë se je gabim, aq sa vjen një moment që e gjen vetëvlerësimin në tokë. E ndërsa partneri xheloz (dhe jo vetëm si partner) janë një problem më vete. Ata nuk do të lumturohen kurrë nga sukseset e tua. Dhe këta tipa, vështirë se ndryshojnë. E shohin dhe trajtojnë këdo si të ishte armiku i tyre. Larg!

Ai që shikon vetëm dobësi tek ti

Janë pikërisht këta lloje djmesh që pavarësisht çdo gjëje që ti bën, nuk do t’i vlerësojnë kurrë përpjekjet e tua. Nëse ti përgatit një darkë të veçantë dhe ai as që e vë re këtë, por e merr të mirëqenë duke menduar se kjo është thjesht detyra jote, ki kujdes. Kjo mund të vazhdojë gjatë.

Ai që s’të zgjidh kurrë asnjë punë

Disa njerëz thjesht nuk janë të interesuar në nevojat apo ndjenjat e tua. Ata bëjnë gjithçka mbi kurrizin tënd dhe as që mendojnë të ndryshojnë. Në zhargonin e përditshëm i quajmë ndryshe “parazitë”. Tipa të tillë, jo vetëm që kanë aftësinë të të shkatërrojnë mendërisht, por edhe financiarisht.

Manipuluesi (i njohur sot si “gaslighter”)

Nderet e vockla nuk janë ndonjë gjë e madhe, por kur kjo shtohet, përsëritet dhe e kalon masën, me shumë gjasa ai përfitues po të manipulon. Disa njerëz janë të mirë vetëm për t’ju dhënë dhimbje koke. Manipulatorët janë kaq të vetëkënaqur kur dëshirat dhe objektivat realizohen vetëm duke marrë nga partneri/partnerja tjetër. Dhe nëse me ty ia doli, me siguri është në kërkim të një tjetër viktime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button