Lajme

“Match-Maker Albania 2025” , Rama: Koha që kushdo që e ka në plan, të investojë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ishte sot në eventin “Match-Maker Albania 2025” ku marrin pjesë mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se ky është momenti që kush do që e ka në plan të investojë në vendin tonë, sepse nëse do të jetë vështirë sepse gjithçka do të kushtojë më shumë.

Koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë, të gjithë do të duan të vijnë e të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Çfarëdo doni të blini e bëni bëjeni tani. Kjo sepse është një moment ku Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është e njohur për potencialin që ka. Kur të gjithë ta marrin vesh do të jetë më e vështirë.

Jemi një vend shumë i mirë për të investuar në gjithçka e për të bërë bashkë aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë të biznesit. E fundit por jo nga rëndesa, është diçka që është shumë e lirë në Shqipëri që është gjithçka që mund të kërkojë dikush në male. Kushdo e njeh Shqipërisë përmes deteve e qyteteve po ku them se më e mira është në male. Çfarëdo që dikush do të bëjë sot në male është diçka që do t’i shpërblehet në mënyrë të shumëfishtë në një të ardhme shumë të afërt”, tha ai.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button