Life Style

Cili është kuptimi i ëndrrave me njerëzit tanë të shtrenjtë të cilët nuk jetojnë më

Kur ne ëndërrojmë truri ynë bën shumë gjëra, përfshirë gjërat më bazike të një dite rutinë, problemet, puna , shkolla etj. Dhe nuk është fare e pazakontë që të shohim ëndrra edhe me njerëzit tanë të afërt e të shtrenjtë të cilët nuk jetojnë më. Sipas disa ekspertëve të shëndetit mendor, ekzistojnë disa arsye pse:

Ëndrrat me njerëzit e zemrës që kanë ikur nga kjo jetë, ndodhin shpesh si rezultat i zemërimit dhe pikëllimit të thellë të humbjes së tyre. Sipas Dr Michelle King, ëndrrat me njerëzit që i kemi humbur janë pjesë normale e procesit të zemërimit që vjen pas përballjes me humbjen e tyre. Kjo gjë mund të shërbejë si terapi duke e ndihmuar trurin të procesojë dhimbjen e humbjes dhe që të vijë në mënyrë graduale procesi i pranimit.

Një arsye tjetër e ëndrrave me njerëzit që nuk jetojnë më është përpjekja për të kuptuar. Ne jemi ende duke u përpjekur për të kuptuar humbjen e njeriut të shtrenjtë që nga ana tjetër mund të duket e pakuptimtë.

Të shohësh një ëndërr me këtë përmbajtje, ku zemërimi dhe pikëllimi janë kuptimi i tyre, nënkupton se tryri ynë është ende duke procesuar atë që ne kemi përjetuar.

Një qasje tjetër  është se : “ Ndoshta dikush vjen e na viziton në ëndërr sepse ne kemi nevojë të rilidhemi me ta. Në këto tipologji ëndrrash, ëndërruesi mund të ndërveprojë me personin që nuk jeton më në një situatë normale, sikur të ishte ende gjallë. E gjitha kjo është një reflektim i dëshirës së pandërgjegjëshme të ëndërruesit që të lidhet me tjetrin ose prezenca e këtij personi që nuk jeton më të jetojë në subkoshiencën e ëndërruesit.”

Disa njerëz mendojnë dhe besojnë se të shtrenjtët e tyre vijnë  dhe i vizitojnë në ëndrrat e tyre për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm por Dr.King shpjegon se nuk është ekzaktësisht kështu.Rezulton se, këto ëndrra janë faktikisht mesazhe të trurit tone si pasojë e nënvetëdijes, tronditjes dhe muungesës që krijohet nga humbja e të shtrenjtëve tanë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button