Bota

Spiralja e ndritshme në qiell, pjesë e misionit të qeverisë amerikane

Një spirale e ndritshme u shfaq në qiellin e Britanisë së Madhe dhe të Irlandës para dy netësh, duke ngritur pikëpyetje të mëdha tek njerëzit në Tokë.

Të shumta ishin spekulimet, deri tek UFO-t, por ekspertët e Shërbimit Meteorologjik Britanik shpjegojnë se shkaku i këtij fenomeni të pazakontë ka shumë të ngjarë të jetë për shkak të tymrave të raketës SpaceX Falcon 9.

Fenomeni u vëzhgua nga Danimarka në Milano dhe spiralja ishte e dukshme për disa minuta para se të zhdukej, raportoi Sky Neës.

Sipas ekspertëve, gazrat e ngrirë të shkarkimit nga shtresat e sipërme të raketës krijojnë forma në atmosferë ndërsa reflektojnë rrezet e diellit, duke i bërë ato të dukshme nga Toka.

Ky efekt ndodh kur karburanti i hedhur nga faza e sipërme e një rakete ngrin menjëherë në lartësi të madhe, për shkak të temperaturave ekstreme të ajrit.

Raketa Falcon 9 u lëshua nga Florida të hënën rreth orës 17:50, si pjesë e një misioni të qeverisë amerikane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button