Sfida e javës sjell momente epike dhe të qeshura pa fund, Danja përfundon duke u rrëzuar

Një moment tejet qesharak dhe epik ndodhi gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, teksa u zhvillua sfida e buxhetit për këtë javë.
Sfida ishte e veçantë dhe mjaft sfiduese për banorët.
Gerta, Danja, Loredana, Jozi, Aldo dhe Kelly u ftuan të merrnin pjesë në provën e javës, ku vajzat duhej të mblidhnin sa më shumë kanaçe nga dyshemeja.

Megjithatë, kishte një pengesë – ato ishin të ulura në karrige rrotulluese dhe djemtë i rrotulluan me shpejtësi të madhe përpara se ato të ngriheshin dhe të nisnin sfidën.
Sa më shumë kanaçe të mblidheshin, aq më i madh do të ishte përqindja e buxhetit që do të fitonin.

Por momentet epike nuk munguan. Danja, nga marramendja e madhe, përfundoi duke u rrëzuar, duke shkaktuar të qeshura pa fund në studio.
Nga ana tjetër, Loredana, e cila mezi qëndronte në këmbë, u largua në drejtimin e gabuar, duke krijuar një situatë edhe më qesharake.
Spektatorët dhe opinionistët nuk i mbajtën dot të qeshurat, ndërsa sfida e kësaj jave u kthye në një nga momentet më argëtuese të mbrëmjes.