Lajme

Rama rendit benefitet që studentët përfitojnë nga pasaporta europiane: Një mundësi për të gjithë

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të marte ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Lezhë. Dhe si në çdo takim të kryeministrit i gjithë fokusi ishte te integrimi i Shqipërisë në BE.

Kryeministri Rama ka renditur përfitimet e drejtëpërdrejta që çdo student shqiptar do të marr nga pasaporta europiane me hyrjen e Shqipërisë në BE. 

“Është një mundësi që pasaporta europiane ua jep të gjithëve. Që këtu fillon dallimin i madh për të vazhduar me studimet. Nëse sot mendoni të shkoni me studime jashtë do të shkoni si të huaj dhe do të përpiqeni të fitoni nga kuotat e studentëve europian. Do të keni tarifa shumë më të larta se çfarë duhet të shpenzojnë ata që janë pjesë e BE-së. Pra një student polak që shkon në Spanjë është ekzakëtësisht njësoj me si një student spanjoll, me të njëjtat të drejta sepse është njësoj si të shkosh nga Lezha të bësh universitetin në Tiranë. Nëdërkohë që një student shqiptar që shkon në Spanjë është një student i huaj dhe ata nuk i ndajnë në studentët e BE-së në spanjoll dhe të tjerë, ata i ndajnë student të BE-së dhe të huaj nga jashtë BE-së.

Mbasi mbaron studimet do të kërkosh një punë mund ta kërkosh njësoj siç do ta kërkosh në Shqipëri. Dhe nëse gjen një punë mund të qëndrosh njësoj siç mund të qëndrosh në Shqipëri. Askush nuk thotë që mund të punosh këtu, nuk ke leje qëndrimi, nuk je i këtushëm, të gjitha këto janë automatike me atë pasaportën shqiptare të BE. Ka vetëm një gjë që ndryshon te pasaporta, nuk është vetëm Republika e Shqipërisë por edhe Bashkimi Europian. Ne e kemi edhe në anglisht Republic of Albania Passport ndërkohë që pjesa anglisht do të jetë Europian Union Passport.

Dhe në rast se duhet të shkosh për vizitë te mjeku se ke shkuar atje për analizë apo çfarëdo qoftë e ke shumë të vështirë për faktin se është shumë shtrenjtë se nuk je pjesë e sistemit të sigurimit të BE, nuk je njësoj si ata që janë brenda. Ndërkohë që vendi bëhet pjesë e BE dhe merr pasaportën europiane njëkohësisht merr edhe një kartë që është karta e sigurime brenda BE. Dhe me atë kartë në çdo lloj dere të shërbimit shëndetësorë të çdo lloj vendi ti ke të njëjtat benefite siç i kanë ata që banojnë në atë vend”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për pensionet që me marrjen e pasaportës europiane të gjithë ata që janë jashtë vendit apo kanë vite pune jashtë vendit do t’u njihen po njësoj si në Shqipëri.

“Ju keni prindër që janë në pension, apo që janë drejt rrugës së pensionit, apo keni edhe gjyshërit pensionist. Edhe ata do të marrin pasaportën dhe në momentin që ata që kanë punuar jashtë apo që janë jashtë duan njohjen e pensionit. Po themi në Greqi ku është një problem që ende sot janë pa dokumente, momentin që Shqipëria futet në BE, marrin pasaportën dhe nuk kanë nevojë më për dokumenta greke dhe automatikisht u nijhen vitet e punës dhe automatikisht mund të bëjnë transferimin e pensionit nga këtu atje, apo nga atje këtu”, tha Rama.

Rama tha më tej se ne si popull duhet të tregohemi të mençur në këto zgjedhje dhe çdo çështje ka vend për diskutim, por integrimi i Shqipërisë në BE nuk është ka asnjë diskutim dhe nuk duhet ta humbasim këtë mundësi. 

“Kur ne vazhdonin të na refuzonin, ne kemi punuar njësoj si t’i kishim hapur negociatat me idenë që kur t’i hapim të jemi shumë më përpara dhe kështu ka ndodhur. Ne jemi shumë përpara se sa do të ishim nëse do të kishim pritur. Por tre vjet nuk lidhet me faktin që ne jemi të jashtëzakonshëm, por lidhet me faktin që gjeopolitika është e jashtëzakonshme dhe për këtë arsye janë përputhur yjet e fatit. Dhe prandaj ne duhet të tregrohemi shumë të urtë, të mençur nuk duhet ta humbim këtë mundësi”,tha Rama.

/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button