Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Ky edicion i Big-ut ka vërtetuar disa herë që dhe produksioni nuk i shmanget dot trendeve të TikTok-ut dhe dikush dje kishte patur idenë brilante për ta nisur spektaklin me një kërcim të një kënge të padurueshme. Dhe Ledioni ka të njëjtat qasje si ne ndaj veprimeve që pranon t’i bëjë vetë sepse nuk hezitoi të përqeshte si gjithmonë veten për mënyrën se si kërcen. Nejse, ne vazhdojmë avazin ndërkohë:
#1. Përçarja Valbona – Laert

Ndodhi e papritura dhe Valbona filloi të akuzonte Laertin për tradhti. Tradhtari Laert hoqi më në fund maskën e fshehur për kaq gjatë dhe e bëri të qartë se qëllimi i tij është të fitojë lojën dhe ta arrijë vetëm këtë gjë. Si nëpër poemat epike greke, dhe fati i këtij dyluftimi ishte i vendosur që më herët nga perënditë. Si ndryshe mund të shpjegohet zbukurimi i Valbonës pas një kohe kaq të gjatë? E dinim të gjthë që dje e priste dalja nga shtëpia.
2. Shtëpia kundër Laertit

Një antihero që po zvarritet me mund drejt finales na ka dalë në sipërfaqe. Shtëpia s’mund t’i durojë dot përpjekjet e Laertit që është i gashtëm të hedhë poshtë dhe gjysmën e tij (a.k.a Valbonën) vetëm për të arritur qëllimet e tij. Aq keq kishte arritur gjendja sa Gjesti po i bënte moral Laertit për faktin se ishte treguar shumë kontradiktor në lidhje me Valbonën. Mirë Gjesti, notën e miiirë.
#3. Egli – Gjesti…

Ripërsëritet historia dhe mes këtyre të dyve u dashkan sqaruar ende aq shumë gjëra sa Vëllai i Madh u dha kohë vetëm për vete në një darkë mes të dyve. Na vjen çudi që paska kaq shumë interes për bisedat e dy personave, fjalori i njërit prej të cilëve përbëhet nga 5 fjalë me numërim.

Nga kjo bisedë çuditërisht Egli mësoi se njerëzve u jepen shanse të dyta dhe fali Gjestin për gjithçka. Gjesti nga ana tjetër u shpreh shumë falenderues ndaj saj…për 800 miliardë klikimet që pa se i kishte dhuruar marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë.
#4. Linja e jetës së Gjestit dhe surpriza nga prindërit
#5. Eliminohet Laerti
Shaka, shaka. E fortë do ishte ama.

Stoike për t’i qëndruar rolit deri në fund, Valbona refuzoi të takonte gjithë banorët dhe veçanërisht Laertin duke i uruar vetëm “suksese”.
#6. Shtëpia kujtohet për Aldon

Jo se po nënkuptojmë gjë, po natyra e Aldos e bën të tillë sa t’i harrohet prania ndonjëherë. Tani që po pakësohen më në fund banorët, u kujtuan t’i hidhen në kokë Aldos se pse arriti me ato mënyrat e tij gurëhedhëse e dorëfshehëse të qëndrojë kaq gjatë brenda. S’u vëmë dot faj. S’ka më vend për figurantët tani se na zuri sezoni i verës duke parë akoma Big-un.
#7. Televotimi

Nominimet ishin të hapura. Me shumicë votash në televotim dolën: Aldo, Jozi dhe Gerta që është e përhershme. Lajmi i mirë, përveç daljes së Aldos të shtunën, është se po atë ditë do të zbulohet dhe data e finales së spektaklit. Urraaaa!!!!/ANABEL