Life Style

Italiania që ka hapur restorantin shqiptar në Amsterdam: Kam marr tiganin nga Shqipëria për të gatuar qifqitë

Elda Spedicato është një italiane që ka hapur një restorant shqiptaro-italian në Amsterdam të Holandës. Ajo thotë se para 10 vitesh ka ardhur në Tiranë, është martuar me një shqiptar dhe më pas janë shpërngulur në Amsterdam.

Elda ka treguar për Opinion se ishte ëndrra e saj për të hapur një restorant ku më shumë mbizotëron ushqimi shqiptar.

Për më tepër ajo tha se: “Unë gatuaj pjesën shqiptare. Kam marr tigan nga Shqipëria dhe gatuaj qifqi”.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Elda ti je italiane?

Elda Spedicato: Jam italiane, por kam jetuar 10 vite në Tiranë. Burri është shqiptar

Blendi Fevziu: Sa vite ke jetuar në Shqipëri?

Elda Spedicato: 10 vjet.

Blendi Fevziu: 10 vjet dhe e flet shqipen kështu?

Elda Spedicato: Po

Blendi Fevziu: Me bashkëshortin ku je njohur?

Elda Spedicato: Në Tiranë.

Blendi Fevziu: 10 vite keni jetuar në Tiranë dhe më pas jeni shpërngulur në Amsterdam. Si iu shkoi në mendje të hapni restorant shqiptar se ti mund të kishe hapur restorant Italian. Po shqiptar çne?

Elda Spedicato: Ne e kemi italiane dhe shqiptare sepse familja jonë është 50/50. Por unë kisha shumë qejf ta vendosmin më shumë për pjesën shqiptar sepse unë e kam shumë qejf ushqimin shqiptar. Dhe ideja erdhi spontanisht për të bërë një restorant shqiptar dhe Italian. Por sinqerisht holandezët e kanë shumë qejf pjesën shqiptare.

Blendi Fevziu: Çfarë hanë më shumë hollandezët nga kuzhina shqiptare?

Elda Spedicato: Ne kemi speca të mbushur në menu, kemi qifqi që unë personalisht e kam shumq qejf, kemi feërgesë, kemi byrek…

Blendi Fevziu: Me qifqi, me fërgesë, me byrek e paske tipike shqiptare fare.

Elda Spedicato: Kemi jufka me mish dhe tavë kosi.

Blendi Fevziu: Kë pëlqejnë më shumë hollandezët nga kjo menu?

Elda Spedicato: Mendoj se për byrek e kanë më thjeshtë, por mendoj se të gjitha sepse ne kemi bërë një opsion si aperitiv. Një miks nga të gjitha ushqimet shqiptare.

Blendi Fevziu: Sa kohë keni që e keni hapur?

Elda Spedicato: 6 muaj.

Blendi Fevziu: Ishte ideja jote apo e bashkëshortit?

Elda Spedicato: Ishte ideja ime sepse ishte ëndrra ime për të hapur një restorant në Amsterdam sepse unë kam studiuar në Holandë.

Blendi Fevziu: Kështu që more edhe burrin në Amsterdam dhe hapët restorantin shqiptaro-italian.

Blendi Fevziu: Si erdhe në Shqipëri Elda, për çafrë arsye?

Elda Spedicato: Unë erdha për punë në Shqipëri, pastaj takova burrin dhe ngela atje.

/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button