Lajme
Gjuajtja me a*më zjarri në Prishtinë, vdes në QKUK njëri prej të plagosurve

Ka nderruar jetë në QKUK njëri nga personat që u plagos nga të shtënat me armë zjarri te “4 Llullat”.
I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim.
Të shtënat me armë dhe plagosjen e dy personave e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.