Lajme

‘Fushatë kontradiktore’/ Zeneli: Rama e fton diasporën të kthehet në Shqipëri, u premton shqiptarëve pasaportën për të ikur

Gazetari Ardit Zeneli, i ftuar në emisionin “A Show” me Adi Krastën në SYRI TV, analizoi fushatën elektorale dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, Rama nuk e ka pasur kurrë si qëllim anëtarësimin në BE, që nga marrja e detyrës në vitin 2013 e deri më sot.

Zeneli argumentoi se zhvillimet gjeopolitike të fundit kanë dalë jashtë kontrollit të Ramës dhe kanë tronditur planet e tij, duke e detyruar të ndryshojë qasje. Ai theksoi se kryeministri ka pasur marrëdhënie të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin e ka falënderuar publikisht disa herë, madje edhe në Bruksel.

Duke iu referuar integrimit europian, gazetari tha se Shqipëria në vitin 2013 kishte vetëm tre kushte për hapjen e negociatave, por me kalimin e viteve, këto kushte janë rritur në shifra dyshifrore, duke e bërë procesin gjithnjë e më të paqartë. Sipas tij, Rama ka përdorur anëtarësimin në BE si mjet propagandistik, por në realitet nuk ka punuar për ta bërë të mundur.

Një tjetër pikë e ngritur nga Zeneli është fushata e Ramës me premtimin për pasaportën europiane. Ai e cilësoi këtë si një kundërthënie të madhe, pasi nga njëra anë, kryeministri u ka kërkuar emigrantëve të kthehen e të investojnë në Shqipëri, ndërsa tani u premton një pasaportë për t’u larguar. Gjithashtu, ai vuri në dukje se Rama ka rralluar takimet me diasporën dhe nuk dihet pse ka ndryshuar strategjinë e tij ndaj emigrantëve.

Më tej, Zeneli u shpreh se me ardhjen e Donald Trump si president i 47-të i SHBA-së, gjeopolitika po ndryshon me shpejtësi dhe kjo do të ketë ndikim të madh edhe në Ballkan. Kjo situatë, sipas tij, e bën të pavlefshme tezën e Ramës mbi rolin e tij në politikën rajonale dhe në integrimin e vendit.

Zeneli:

Tani pjesa tjetër, unë kuptoj që Rama nuk e ka dashur anëtarësimin, duke nisur që nga viti 2013 edhe deri më sot, Edi Rama nuk e ka dashur ndonjëherë anëtarësimin.

Duke qenë që zhvillimet gjeopolitike së fundmi kanë ardhur shumë shpejt edhe për Ramën dhe kanë dalë edhe nga plani i tij, nga masterplani, që Edi Rama mund të jetë thjesht një pupac aty që zbaton.

Tashmë Rama nuk mundet ta falënderojë më as Vladimir Putinin, të cilin mbi 2-3 herë e ka falënderuar publikisht edhe në Bruksel.

Tashmë kanë ndryshuar ngjarjet, zhvillimet. Me ardhjen e Trump, president i 47-të i SHBA-së, gjërat kanë ndryshuar më me shpejtësi nga ç’pritej edhe nga aktorët më të fortë të Europës, jo më Ballkani, siç jemi ne.

Një afrim, një zbutje e Putinit me Europën, me Putinin, hedh poshtë dhe tezën e Ramës.

Në 2013, kishim tre kushte për t’u hapur negociatat dhe nga viti në vit këto kushte vetëm u rritën derisa shkuan në dyshifrore dhe tashmë nuk e dimë më se ku jemi.

Një tjetër nonsens i fushatës së Ramës që po bën me pasaportën është dhe pjesa e takimeve të diasporës, që i ka rralluar tashmë. Nuk dihet pse nuk po del më në diasporë.

Kemi parë Ramën që u ka bërë thirrje shqiptarëve që të kthehen në vendin e tyre, të investojnë në Shqipëri. 

Flasim për pjesën e shqiptarëve që janë evropianizuar tashmë dhe gjenden shumë mirë në Europë aty ku janë, por Rama i ka ftuar të vijnë në Shqipëri. Ndërsa shqiptarëve të Shqipërisë u ka premtuar një pasaportë që t’i largojë nga Shqipëria.

© SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button