Life Style

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit xhinset e mira

Nëse mendonit se xhinset e duhura për ju gjenden thjesht duke i provuar, kemi një lajm të keq dhe një të mirë për ju. Lajmi i keq: ajo nuk është metodë e mjaftueshme për të gjetur xhinset më të mira. Lajmi i mirë: do t’ju ofrojmë një manual për të dalluar se si t’i dalloni xhinset më të mira.

#1. Kërkoni për këto pjesëza

Ato përforcojnë mbrojtjen dhe sigurinë e xhepave tuaj. Xhinset që nuk i kanë, gjithmonë hapen dhe grisen në ato cepa.

#2. Shtrijini xhinset tuaja

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit

Shikoni nëse të shtrira duken kështu. Kjo diferencë siguron hapësirën dhe komoditetin e duhur për të pasmet tuaja.

#3. Masni me dy gishta

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit

Nëse kjo hapësira është më e vogël se dy gishta, sërish pasi t’i keni shtrirë diku xhinset, ato do të rrinë tepër të ngushta në pjesët tuaja intime.

#4. “V” për xhinse të Vlefshme

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit

Kur xhinset kanë këto 2 qepje që vijnë në formë “V”-je, të pasmet duken më të ngritura.

#5. Pas “V”-së, shiko xhepat

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit

Nëse shkojnë paralel me vijën e “V”-së, keni bërë bingo dhe të pasmet tuaja do të jenë gjithashtu falenderuese.

#6. Vëmendje ndaj vrimave për rripin

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit

Do donit që qepja e pjesës së poshtme të shkojë deri poshtë copës tjetër të xhinsit, përndryshe, nëse bishti është i shkurtër dhe i qepur si pjesa e sipërme, do të shqepet lehtë.

#7. Kontrollo materialin e xhepave

Më i miri është ai 100% pambuk.

#8. Pambuku të duhet vetëm te xhepat!

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit

Xhinset në tërësi, nëse përbëhen nga materiali i pambukut 100%, do krijojnë ata gjunjët e shëmtuar pas pak veshjesh. Në vend të tyre, shkoni për xhinset që përmbajnë 2% spandex, (që siguron elasticitetin e duhur për të mos u deformuar menjëherë), 5% poliester dhe pjesa tjetër pambuk.

#9. Kini parasysh që rrafshimet janë gjë e mirë

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit

Nëse zona e copës që mbulon zonën e zinxhirit rri e rrafshët, ky është një lajm i mirë.

#10. Ngjyrat i duam në përputhje

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit

Ngjyra e copës së zinxhirit duhet në të njëjtën ngjyrë me xhinset. Nëse nuk është, disa punëtorë dembelë kanë anashkaluar procesin e lyerjes (si në foto).

#11. Ndiqni arin dhe argjendin

E sigurt që para këtij manuali nuk dinit se si t’i dallonit

E kemi fjalën për ngjyrën e zinxhirit. Nëse është e argjendtë ose ngjyrë floriri, veçanërisht në efekt mat, cilësia e zinxhirit është e shkëlqyer. Më thjesht, nëse lexon “YKK”, zinxhiri i xhinseve është shumë cilësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button