ShowBiz

Ups! Egli sjell informacion nga jashtë, do të ketë ndëshkim?

Gjesti i ka kërkuar një darkë Vëllait të Madh me Egli Takon për t’u sqaruar për të gjitha gjërat që kanë ndodhur mes tyre.

Gjatë darkës, Egli e pyet Gjestin për Diellzën, madje i tha se e ka parë teksa ka biseduar për të. Banorja zbuloi edhe informacion nga jashtë, duke i thënë se DJ i tij, ka folur për Djellzën.

‘Për këtë vajzë, edhe shokë të tutë, e pranojnë që kjo është ish-partnerja e Gjestit. DJ yt, ka thënë që ajo është kujdesur për ju, e ka thënë diku’-tha Egli.

Më pas Egli ndaloi, pasi mori vërejtje nga produksioni, me frazën e famshme: Kujdes mikrofonin

Kjo nuk është hera e vetme që Egli sjell informacione nga jashtë dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë. Nuk dihet nëse situata do ndryshojë pas rastit të fundit. Mbetet për t’u parë sonte, gjatë Prime-t.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button