Life Style

Luiz Ejlli bashkon muzikën dhe energjinë me dedikimin e ri për “Golden Eagle”

Se ka një stil të veçantë të të interpretuarit në çdo lloj zhanri kjo tashmë nuk ka dyshim.

Dhe natyrisht se fjala është për këngëtarin shkodran e fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin.

U bë pothuajse një vit që nga bashkëpunimi i tij me pijet energjike “Golden Eagle”, i përzgjedhur si imazh i kompanisë prestigjioze.

Ai së fundmi i ka kushtuar një këngë, realizuar në Kosovë, e në një pjesë shfaqet edhe me motive tradicionale.

Klipi, që vë në fokus “Golden Eagle” vazhdoi me promovimin e llojeve të tyre, që janë fantastike edhe në shije.

Pijet me imazhin e këngëtarit përveç trojeve shqiptare kanë qenë të disponueshme edhe nëpër vende të tjera në Evropë e jo vetëm.

Luizi ishte shprehur i lumtur për bashkëpunimin me një kompani aq serioze, e këto pije i kanë dhënë edhe më shumë energji në profesionin që zotëron e performancat e tij të shumta

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button