Luhet klasikja Argjentinë-Brazil, pas 20 vjetësh pa Messi-n dhe Neymar-in në fushë

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës do të luhet klasikja e futbollit amerikano-latin, Argjentinë – Brazil, në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2026. Për fat të keq, në këtë përballje të shumëpritur do të mungojnë dy protagonistë të mëdhenj, një për secilën skuadër: Lionel Messi dhe Neymar Junior.
Herën e fundit kur Argentina dhe Brazili janë përballur pa Messi-n dhe as Neymar-in në fushë, trajneri i ‘Albiceleste-s’, Lionel Scaloni, nuk ishte tërhequr ende nga futbolli i luajtur dhe Julián Álvarez, ‘yll’ i Argjentinës, isht vetëm pesë vjeç. Kjo ndeshja e madhe do të nisë në orën 1:00, në Monumental, 20 vjet pas asaj nate. Ishte 29 qershori i vitit 2005, kur në finale të Kupës së Konfederatave 2005, Brazili fitoi 4-1.
Në mes tyre janë zhvilluar 20 ndeshje midis dy ekipeve më të mëdha të Amerikës së Jugut dhe vetëm në 5 raste kanë luajtur të dy, siç thekson ‘TycSports’, ndërsa në të gjitha rastet e tjera, ka qenë të paktën njëri prej të dyve i pranishëm. Këtë herë, Leo do të mungojë për shkak të lëndimit, ndërsa Neymar nuk është ftuar, megjithëse ka rigjetur formën e tij te Santos.