Karamuço: Shefa policie në biznesin e dherave, ja si funksion skema

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se disa punonjës policie vijojnë të jenë në implikuar në krime.
Sipas tij ka nga punonjësit e policisë së shtetit që janë të implikuar kryesisht në trafik droge, mbrojtjen e lojërave të fatit, të call centerave të paligjshëm, për prostitucionin dhe së fundmi për biznesin e dherave.
Ka sinjale shumë të forta, dyshime, por edhe hetime, si nga AMP-ja si nga prokuroritë që flasin për persona të veçantë në policinë e shtetit, që si duket nuk kanë frikë dhe vazhdojnë me zakonet e vjetra.
Ata vijojnë ende të merren me katër gjera kryesore, me trafik droge, të brendshëm dhe ndërkombëtar, po merren me mbrojtjen e lojërave të fatit, të call-centerave, madje edhe për prostitucion, së fundmi kishim rastin e disa kolumbianeve.
Së fundmi kemi edhe biznesin e dherave.
Ka disa çmime që variojnë deri në 2.5 euro kub të dherave, ku disa eksponentë të policisë bien dakord me firmat e ndërtimit, që të mos i çojnë në landfill për t’i hedhur, jep 2.5 euro gjob për metër kub dhe hidhi ku të duash.
Këto janë emergjencë për t’u hetuar. Disa janë lidhur edhe si aksionerë në këto firma ndërtimi”,-tha Karamuço.