Bota

Dashuri dhe protestë në Turqi, i riu i propozon të dashurës për martesë para kordonit të policisë

Protestat kundër pushtetit vijojnë të mbahen në Turqi.

Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu i cili u arrestua javën e kaluar nën akuzat për korrupsion.

Ndërkohë mes tensioneve dhe thirrjeve kundër qeverisë, dy të rinj gjetën kohë edhe për diçka tjetër, teksa kishin dalë rrugëve të Stambollit për të protestuar.

Siç shihet në videon e mëposhtme, një i ri, i cili fytyrën e kishte të mbuluar u gjunjëzua para të dashurës së tij dhe i propozoi për martesë.

Pasi ai i propozoi shumë pranë kordonit të policisë, ajo i dha një përqafim, ndërsa turma e brohorisnin dhe duartrokisnin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button