ShowBiz

Darka Gjesti-Egli paska qenë një kurth!

Darka mes Gjestit dhe Eglit ka ngritur shumë ‘pikëpyetje’ përsa i përket faktit që banori e paska kërkuar një gjë të tillë. Ata të dy thuajse nuk kishin komunikim bashkë dhe kur ndodhte të shkëmbeheshin vetëm grindeshin. Nga ana tjetër, Egli kishte kërkuar me ngulm një bisedë sqaruese mes të dyve, por kjo nuk ndodhi kurrë. Në një analizë shumë të detajuar, ish-banori i Big Brother 3, Julian Deda, e quan një ‘kurth’ atë darkë dhe tregon me ‘detaje’ pse është e tillë:

Juli: Darka e sajuar nga Vëllai i Madh, e kërkuar nga Gjesti, nuk ishte një darkë por një kurth, në të cilin Egli ra brenda komplet por kanë rënë nga pak të dy. E para që ra brenda ishte Egli, pasi kishte thënë se nuk kishte më punë me Gjestin, por e pranoi darkën e buzëqeshur dhe e dashuruar. Jo vetëm kaq, por pasi mbaroi, e përdori darkën për të gënjyer gjithë të tjerët për të treguar se Gjesti është marrëzisht i dashuruar me të, por në fakt nuk është kështu. Mbetet për t’u parë. E shiti sikur Gjesti ishte i dashuruar, pra ta shaje e ta denigroje, dhe ai prapë qeshte, për të treguar që ishte i dashuruar. Pra gënjeu totalisht, duke rënë në ‘grackën e darkës’. Edhe Gjesti ra brenda grackës, sepse tregoi se nuk kishte asnjë lloj interesi për t’u sqaruar. Por ai është natyrë protagoniste dhe nuk duron dot faktin që Jozi dhe Loredana janë tani qendra e vëmendjes. Gjesti aq shumë e do protagonizmin, sa duhet ta ketë patjetër. Kjo nuk është e keqe, por kjo është e vërteta pse e kërkoi darkën. Pjesa tjetër, jo pendesa, kërkimi i faljes, për mua nuk pijnë ujë në Big Brother. Kjo ishte analiza ime për ‘darkën-grackë’.

Ju si mendoni?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button