Nuk përmendi as Julin dhe as Romeon, Graciano zbulon 4 finalistët e BBV3: Ka përçarë gjithë shtëpinë…
Balerini i njohur, Graciano Tagani, është bërë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother vip3
Balerini i njohur, Graciano Tagani, është bërë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother vip3”. Gjatë spektaklit të së shtunës, ai u bë pjesë e garës për të fituar çmimin e madh.
Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i ka vënë banorët përballë një sfide, ku secili prej tyre duhet të thoshte emrat e katër konkurrentëve që ata mendonin se do të shkojnë në finale.
Graciano u shpreh se në finale shikon Heidi Baçin, Jetmirin Salaj Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin.
Shoh Jetmirin, Heidin, Françeskën dhe Meritonin. Meritonin sot të paktën ka super situatë, shikoj se ka shumë njerëz kundër, ka njerëz që nuk e pëlqejnë dhe kjo tregon se ka ekzistuar. Shikoj një Jetmir që e ka përçarë shtëpinë dhe mendoj se i ka bërë gjërat mirë. Përsa i përket Heidit është pozitive dhe mendoj që një fitues nuk duhet të jetë ai që ka bërë gjëra të këqija, por duke dhënë pozitivitet. Françeska nuk është surprizë, e kam parë si potencial që ditën e parë kur debatoi me Rozën. Fançeska i ka shkundur mirë gjërat”, tha balerini i njohur./gsh