46 VITE NË BURG, SHPALLET I PAFAJSHËM!

Autoritetet japoneze dëmshpërblejnë ish-boksierin 1,4 milionë $
Një ish-boksieri profesionist japonez që kaloi mbi 46 vite në burg në pritje të ekzekutimit të dënimit me vdekje, u shpall i pafajshëm vitin e kaluar. Ai u dëmshpërblye me 1,4 milionë dollarë, ndërsa shuma e kompensimit për, 89 vjeç, përfaqëson rreth 85 dollarë për çdo ditë të dënimit të padrejtë.
Iwao Hakamada, sot 89 vjec është një Ish-boksieri profesionist japonez I cili kaloj 46 vite të jetës në burg. Teksa priste ekzekutimin e dënimit me vdekje, u shpall i pafajshëm.
89-vjeçari i dënuar gabimisht për vrasje të katërfishtë, është shpërblyer me 1.4 milionë dollarë kanë bërë të ditur autoritete.
Autoritetet thonë se Hakamada burgosuri që kishte kaluar më shumë kohë në pritje të ekzekutimit në të gjithë botën, derisa një test i ADN-së vërtetoi se rrobat me njolla gjaku, që u përdorën si provë kundër tij, ishin manipuluar pas ngjarjes.
Manipulimi sipas gjykatës është bërë nga policia, gjë që I dnuari vazhdimisht kishte pretenduar.
Ai fillimisht e pranoi fajin, por më pas ndryshoi deklaratën, duke thënë se policia e kishte detyruar të rrëfente me dhunë dhe kërcënime. Dy nga tre anëtarët e trupës gjykuese e shpallën fajtor, ndërsa gjykatësi që kundërshtoi vendimin dha dorëheqjen nga detyra gjashtë muaj më vonë.
Edhe pse gjykata e Distriktit të Shizuokas vendosi kompensimin prej 217 milionë Yen (1,4 milionë dollarë), shuma më e madhe ndonjëherë e akorduar për një dënim të padrejtë në Japoni. Avokati i tij, e quajti shumën të pamjaftueshme për të kompensuar vuajtjet e Hakamadas.
Rasti i tij nxiti kritika ndaj sistemit japonez të drejtësisë penale, ku shkalla e dënimeve arrin në 99%.