“Të njoh mirë kush je”, Valbona dhe Gerta ‘hapin letrat’: Nuk rri në zyrë të pi alkool

Mes Valbonës dhe Gertës duket se nuk do të ketë kurrë paqe. Por hera herës vajzat, përveçse ngrenë shumë tonin e zërit, kalojnë edhe në biseda ndërpersonale duke i nxjerrë ‘të palarat’ njëra-tjetrës.
Gerta: Ti je shpifëse dhe intrigante
Valbona: Unë vetëm një pëlqim kam patur këtu, në këtë shtëpi. Nuk pi unë në zyrë natën alkool
Gerta: Ti je intrigante dhe mashtruese
Valbona: Nuk rri unë deri në 12 të natës në zyrë duke pirë alkool
Gerta: Dhe ta them prapë që je intrigante dhe të njoh shumë mirë kush je, kështu që boll, mos më bëj t’i hap letrat këtu
Valbona: Unë nuk rri të pi alkool!
Gerta: Çfarë? Siç e pi jashtë, ë? Po ik o Valbona tani, ik, o Valbona…po ik mos më bëj të flas kot, ik m’u zhduk. M’u zhduk se ti nuk më arrin dot tek maja e thoit mua. Ti e ke patur ëndërr të rrije me mua jashtë. Më ke ardhur kush e di sa herë, por unë nuk të doja në shoqërinë time.