Lajme

“Mendova se ishte shaka…”/ Qiramarrësi EKZEKUTOI pronarin, VRAU dhe veten! Dëshmia e fqinjëve: Dëgjova një fëmijë që qante dhe të shtëna…

Një nga fqinjët e viktimës shprehet se fillimisht mendoi se ishte një shaka

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Shkup, ku një qiramarrës ka vrarë pronarin e shtëpisë ku jetonte, ka plagosur djalin e tij të mitur dhe më pas ka marrë jetën vetë, duke mos dashur të përballet me autoritetet.

Fqinjët që dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe sirenat e policisë dhe ambulancës, janë tronditur thellësisht nga pamja e tmerrshme që u shpalos para syve të tyre. Trupi i pronarit u gjet i pajetë në shkallë, ndërsa fëmija i tij ishte plagosur dhe u transportua në spital.

Një nga fqinjët e viktimës shprehet se fillimisht mendoi se ishte një shaka, por kur doli jashtë, zbuloi se ngjarja ishte një tragjedi e vërtetë që kishte ndodhur mes mureve të shtëpisë së tij.

“Disa të shtëna armësh më zgjuan nga gjumi dhe menjëherë më pas dëgjova një fëmijë që qante dhe rënkonte. Fillimisht mendova se ishte një shaka fëmijërore me fishekzjarre, por në pak kohë dëgjova sirenat e policisë dhe të ambulancës. Kur dola në oborr, kuptova që më kishin vrarë fqinjin dhe djalin e kishte plagosur në krah dhe e kishin dërguar në spital”, thotë një nga fqinjët e viktimës./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button