Jeta në tokë do të zhduket’, Elon Musk: Dua të vd*s në Mars

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke shprehur dëshirën e tij të vdesë në Mars.
Ai e bëri këtë koment për herë të parë në vitin 2013 gjatë një eventi në South by Southëest dhe, më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende i vendosur për këtë qëllim.
Musk, i njohur për idetë e tij të guximshme dhe vizionin afatgjatë, ka shpalosur më tej mendimet e tij mbi të ardhmen e njerëzimit dhe udhëtimin në hapësirë.
Ai shpjegoi se dielli është duke u zgjeruar dhe se pas disa qindra milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanuar.
Sipas tij, udhëtimi në hapësirë është një nga mënyrat kryesore për të siguruar mbijetesën e njerëzimit.
“Dielli po zgjerohet gradualisht dhe, pas 500 milionë vjetësh, mundësisht një miliardë, oqeanet do të vlojnë dhe nuk do të ketë jetë të rëndësishmenë Tokë.
Ndoshta disa bakterie që mund të mbijetojnë në temperatura shumë të larta, por asgjë që mund të ndërtojë raketa,” tha Musk.
Sipas tij udhëtimi në hapësirë është zgjidhja që do të shpëtojë njerëzimin.
Udhëtimi në hapësirë është mundësia më e mirë që kemi për të ruajtur jetën e njerëzimit.”
Për Musk, interplanetarizmi nuk është vetëm për të shpëtuar njerëzimin nga katastrofat kozmike të mundshme, por edhe për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe më emocionuese.
“Një civilizim që udhëton në hapësirë është një civilizim që ka besim në të ardhmen.
Asgjë nuk mund të jetë më emocionuese se sa të jesh pjesë e yjeve.”
Musk është gjithashtu duke punuar për ta realizuar këtë vizion.
Sipas njoftimeve të fundit, SpaceX planifikon të dërgojë raketën Starship drejt Marsit deri në fund të vitit të ardhshëm, me robotin humanoid të Teslës, Optimus, që do të jetë ndër pasagjerët e parë.
Nëse ky mision ka sukses, Musk shpreson që njeriun mund të arrijë të ulet në Mars deri në vitet 2029-2031.
Megjithatë, Musk e ka pranuar se jeta në Mars do të jetë një sfidë e madhe. Pa oksigjen, temperatura ekstreme dhe rrezatim të dëmshëm, ai e ka cilësuar atë si një “kurth vdekjeprurës”.
“Është një udhëtim i gjatë dhe mund të mos kthehesh gjallë,” tha ai duke pranuar vështirësitë e këtij plani të ambicioz.