Festë dhe gola/ Shqipëria e fortë për Andorrën, Uzuni bën detyrën para portës

Teksa pritej që ndeshja me Andorrën të përfundonte, Myrto Uzuni i cili e nisi nga stoli do të shënonte golin e tretë në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Ndërkaq pjesa e parë Shqipëri-Andorra u mbyll në shifrat 2-0. Kjo pjesë e parë dhuroi festë, ovacione dhe gola duke sjellë një atmosferë fantastike.
Fillimisht kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 9-të në ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës. Autor i golit ishte sulmuesi Rey Manaj.
Ishte Kristjan Asllani, i cili me anë të një goditje dënimi çon topin në zonë, aty ku gjen sulmuesin Rey Manaj, i cili nuk gabon duke çuar topin në rrjetë.
Kaq ka mjaftuar, që të shpërthejë fesat në shkallët e stadiumit. Po ashtu dhe goli i dytë mban firmën e Rey Manaj, pas një zbritjeje fantastike të Armando Brojës, i cili shërbeu saktë për 2:0.