Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!

Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson se vrasja e presidentit John F. Kennedy në vitin 1963 u krye nga Lee Harvey Oswald, por pyeti nëse personi i armatosur kishte ndihmë.
Kur u pyet nëse ai beson se Oswald e vrau JFK-në, Trump u përgjigj: “Po dhe gjithmonë kam thënë se, sigurisht që ai, por a u ndihmua nga dikush?”.
Bëhet e ditur se Departamenti i Drejtësisë dhe organet e tjera të qeverisë federale kanë riafirmuar në dekadat e fundit përfundimin se Oswald ishte vrasësi i vetëm, shkruan Reuters.
Por sondazhet tregojnë se shumë amerikanë ende besojnë se vdekja ishte rezultat i një komploti. Me urdhër të Trumpit, qeveria publikoi mijëra faqe dokumente digjitale në lidhje me vrasjen e Kennedyt këtë javë.
Trump premtoi në fushatë vitin e kaluar të sigurojë më shumë transparencë për vdekjen e Kennedyt.
Me marrjen e detyrës, ai urdhëroi gjithashtu ndihmësit të paraqisnin një plan për publikimin e të dhënave në lidhje me vrasjet e vëllait të tij, Robert F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.
Zyrtari i lartë i Donald Trump, Howard Lutnick, njoftoi se ai siguroi 5 miliardë dollarë në një ditë të vetme duke shitur 1000 “karta të arta” të emigracionit, secila me vlerë 5 milionë dollarë.