Sport

Juventusi shkarkon trajnerin Motta, në stol rikthehet një “ish”

Juventusi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Thiago Motta, pa pritur ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Genoas. Vendimi nga drejtuesit është marrë dhe pritet të dalin me komunikatë zyrtare në orët e ardhshme.

Te “Zonja e Vjetër” nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur menjëherë zëvendësuesin. Në stolin e torinezëve do të ulet kroati Igor Tudor.

Një rikthim te Juventusi për 46-vjeçarin, i cili ka luajtur 7 sezone si lojtar dhe ka qenë pjesë e stafit të trajnerit Andrea Pirlo në sezonin 2020-2021.

Tudor do të zbarkojë në Itali mbrëmjen e kësaj të Diele, për të firmosur kontratën dhe të Hënën do të nisë nga puna.

Palët kanë arritur marrëveshjen për kontratën deri në Qershor, më mundësi rinovimi deri në vitin 2026. /tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button