ShowBiz

Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori

Një tjetër kuti emergjence është thyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Jozi ka zgjedhur që të thyej kutinë që kishte një çelës.

Teksa ishte pranë kutisë ai pyet Gjestin nëse duhet t’a thyej dhe ai i thotë “Po, pse me qëndruar aty. Kujdes mos të nxjerr jashtë nga dera e Vodafone”.

Nga ana tjetër Loredana që po shikonte Jozin që thyente kutinë e emergjencës i thotë: “Unë nuk të flas më”.

Ti fitove të drejtën të kalosh 24 orë në një dhomë luksoze, në një ambient privat dhe tërësisht të izoluar nga banorët e tjerë. Zgjedh një banor tjetër për të ndarë eksperiencën, si pasojë natën pasuese je i detyruar të flesh jashtë në oborr me kushte të vështira pavarësisht motit dhe të përdorësh vetëm tualetin”, shkruhej në zarfin e kuq.

Ndërkohë Jozi zgjodhi Loredanën që të kalojnë 24 orë bashkë te suita luksoze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button