Lajme
Shqiptari shpalos banderolën në stadiumin e “Wembley”: Rama ik, Diaspora zgjedh…

Rreth 20 mijë shqiptarë ndodhen në stadiumin e Wembley në Londër, ku po luhet ndeshja kualifikuese për Botërorin mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Shqiptarët në pankartat dhe banderolat e ndryshme që kanë shpalosur në stadium nuk kanë ngurruar të shfaqin edhe preferencat e tyre politike. “Rama ik, Diaspora zgjedh atdheun”, thuhet në banderolën e shfaqur nga një tifoz kuq e zi në stadiumin londinez.
