Bota

Shkundet” Panamaja, tërmet i fuqishëm godet vendin, banorët “pushtojnë” trotuaret

Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet e Paqësorit të Panamasë, duke tronditur pjesën qendrore të vendit dhe duke shkaktuar shqetësim tek popullata.

Tërmeti pati një intensitet të lartë dhe ngjalli alarm tek autoritetet dhe qytetarët e rajonit.

Epiqendra e tërmetit ishte 123 kilometra në juglindje të qytetit Buricë, në Oqeanin Paqësor, dhe kishte një magnitudë prej 6.2 ballësh sipas shkallës së Rihterit.

Ky nivel i lartë i tërmetit bëri që lëkundjet të ndiheshin në një zonë të gjerë, duke tronditur rajone të ndryshme të Panamasë, përfshirë edhe qytetet më të mëdha të vendit.

Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash, e cila konsiderohet relativisht e cekët, dhe kjo ka bërë që fuqia e tij të ndjehet më shumë në sipërfaqe, duke nxitur shqetësim të menjëhershëm tek banorët e zonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button