Lajme

PROGRAMI I PD/ Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve! Nafta jo mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ka kritikuar qeverinë për politikat e saj mbi çmimin e naftës. Ai theksoi se qeveria e trajton naftën si një privilegj të pakicës dhe jo si një energji të domosdoshme për të gjithë shqiptarët.

Sipas tij, çmimi aktual i naftës është një ndëshkim për qytetarët, duke e krahasuar atë me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni, ku nafta merret nga Durrësi. Berisha premtuar se në një qeverisje të ardhshme, nafta në Shqipëri nuk do të shitet mbi çmimin që shitet në këto dy shtete.

FJALA E BERISHËS:

Rama nuk e bën këtë sepse Rama ka një koncept të veçantë. Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën.

Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët.

Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni.

Kosova e merr nga Durrësi naftën.

Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro.

Që këtu është një ndëshkim për qytetarët.

Edi, u garantoj që është një premtim, për të cilin kurrë nuk do të më shkonte ndërmend ta përdor për qëllime elektorale.

Jo, është një premtim që buron nga thellësitë e shpirtit kur shoh gjendjen e mjerë të shqiptarëve, të pensionistëve shqiptare që merrnin në vitin 2013 pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon.

Dhe sot malazezi merr një pension 3 herë më të lartë se në vitin 2013, serbi dhe maqedonasi po njëlloj.

Po edhe Kosova që ka nisur rrugën e pavarësisë pak vite më parë, shpërblen qytetarët e vet me pensione qartësisht më të larta se Shqipëria.

Jo, do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj dhe ky është vetëm fillimi.

Ky është vetëm fillimi!

Së pari, për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave.

Së dyti, do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare.

Së treti, do bëjmë gjithçka që të subvencionojmë, të mbështesim investimet me lehtësime taksash.

Unë u them ju, se ligji i vitit 2013 parashikonte 8 vite pa taksa për investimet në zonat malore dhe atë ligj e anuloi Edi Rama dhe tani e riktheu me Paketën e Maleve për t’u dhënë trafikantëve të tij atë që nuk e meritojnë. Zonja Dani, ju garantoj se për PD-në, interesi më madhor kombëtar është integrimi i Shqipërisë në BE.

Kur them këtë, them që ajo do mobilizojë çdo potencial, do miratojë çdo ligj, do ndërmarrë çdo reformë në funksion të këtij procesi.

Por, ka një dallim esencial midis alternativës tonë dhe kësaj të qeverisë ekzistuese.

Në këtë proces e bazojmë si një proces të bazuar mbi meritën, e funksionimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.

Kur erdhëm në pushtet në vitin 2005, ne shpallëm anëtarësimin në NATO dhe fillimisht njerëzit përqeshnin me zotimin tonë.

Por ne arritëm të bindnim çdo partner dhe çdo vend me zero tolerancë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe me reformat që ndërmorëm, sepse e përgatitëm vendin për anëtarësim në NATO.

Po kështu me reforma, me funksionimin e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor, absolutisht vetëm mbi bazën e reformave, ne arritëm të firmosim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të liberalizojmë vizat.

Më kujtohet për fat të keq se se kishte faktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kundër. Edi Rama me suitën e tij dërgonte emaile në Bruksel se po hoqët vizat, prisni 800 mijë shqiptarë.

Pra, ne çdo gjë e arritëm me meritë.

Arritëm të marrim edhe rekomandimin e statusit të kandidatit nga KE, që e bllokoi Edi Rama me tre ligje në parlament.

Pra, praktika jonë ka funksionuar, është dinjitoze dhe është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë.

Kjo praktikë bazohet në përmbushjen e kërkesave, kritereve, standardeve të BE që është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë.

Largimi i trurit, hemoragjia rinore, janë fenomenet më të rënda, plagët më të rënda të këtij vendi. Ne do të bëjmë gjithçka nëpërmjet ‘brain gain’ dhe programeve të veçanta për të rinjtë që Shqipëria të bëhet vendi i ëndërrës së tyre, ëndërrës së ditë së tyre.

Për të rinjtë së pari në heqim mesataren dhe i krijojmë mundësitë secilit të provojë fuqitë dhe aftësisë e tij në univeristet.

Së dyti, do të bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve, duke përdorur stimuj dhe incentivë për të gjithë ata që punësojnë të rinj, duke paguar sigurimet shoqërore për një kohë 1 deri në 5 vjeçare sipas sektorit. Duke financuar me grante start upet e tyre, duke kredituar me kredi të buta strehimi dhe çdo çifti të ri.

Pra, Shqipëria që sot është një vend ku të rinjtë nuk imagjinojnë se mund të ndërtojnë ëndërrën e tij, ëndërrën shqiptare, projektin e tyre, ne do ta bëjmë një vend plotësisht të jetueshëm dhe të besueshëm për ëndërrën shqiptare.

Nga ana tjetër ne do të rikthejmë, kemi aktualisht një departament ‘Brain Gain’ me djem e vajza të shkëlqyer të një ekspertize të lartë, dhe jemi në komunukim të vazhdueshëm me to.

Kjo do të zgjerohet për një zbritej të tyre të butë në Shqipëri, për një mbështetje financiare për investime, me një mbështetje financiare për strehimin e tyre, me garancira për punësimin e tyre dhe unë jam optimist.

Pse jam optimist? Sepse në vitin 2005 kur erdhëm në pushtet, në administratën e shtetit shqiptar kishte gjithsej 1.5% punonjës të shkolluar jashtë shtetit. Kur e dorëzuam e kemi dorëzuar me 22%  punonjës të shkolluar jashtë shtetit.

Dhe pa llogaritur qindra të tjerë që u kthyen në jetën e tyre private. Rikthimi i të rinjve dhe shqiptarëve nga jashtë vendi në Shqipëri është kusht themelor për ‘Shqipërinë Madhështore’ dhe ne jemi të bindur se ne do e realizojmë këtë duke lehtësuar 5 vite pa asnjë taksë të gjithë shqiptarët jashtë vendit që do vijnë të investojnë në vendin e tyre dhe me favorizime të tjera. 

Unë të shpreh mirënjohje të pakufishme zoti Matraku për vendimin që keni marrë.

Vetëm të verifikoni emrin në qendrën tuaj të votimit të qytetit apo të fshatit nga jeni larguar.

Po të kesh ndonjë vështirësi, ju lutem telefononi në faqen e PD, Diaspora Voton, dhe do marrësh edhe udhëzime më të hollësishme që mund t’u duhen. Keni shumë të drejtë.

I nderuar zotëri, tokat i mori Rilindja, të themi të vërtetën, sepse ai ish-kryetari i mëparshëm, Vasil Bollano, u tregua një njeri i ndershëm dhe me gjithë hetimet, nuk patën ku të gjejnë qoftë një shkelje të vetme.

Për të grabitur tokat, burgosi në mesnatë me akuza dhe dëshmitarë false, Fredi Belerin sepse ai nuk do pranonte t’ia dorëzonte Edi Ramës dhe mafies së tij shtetërore tokat.

Tani mësohet se Edi Rama, me vëllain e tij dhe Nushët kanë marrë një sipërfaqe prej 224 mijë metra tokë që nuk u takonte kurrë për të cilin nuk kanë asnjë dokument kadastral.

Dhe garantoj se do u merret.

10 mijë metra katrorë ka marrë ish-ministrja grabitqare Olta Xhaçka. Kur unë e denoncoja në parlament, ajo mashtronte e thoshte e ka tokë të familjarëve të vet. Ajo nuk kishte asnjë metër tokë aty.

Pra, është e vërtetë ajo që thoni ju, tokat e bregut i grabiti dhe po i plaçkit mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat mafies dhe do ia kthejmë banorëve të vet. Së pari, arsimtari.

Ne do vendosim arsimtarin në piedestalin që ai meriton në mënyrë që ai të përmbushë misionin e tij.

Arsimtari është misionar, në këtë kontekst ne do shkojmë drejt dyfishimit të rrogave të mësuesit.

Drejt modernizimit të sistemit shkollor me teknologjitë më të larta.

Dixhitalizimit të plotë të tij.

Drejt standardeve që bëjnë që mësuesit të kenë nivelin përkatës arsimor dhe ata që janë larguar për arsye politike apo arsye të tjera, të rikthehen.

Drejt modernizimit të plotë të infrastrukturës shkollore.

Zonjë, ju mund t’i referoheni fakteve. Në vitet 2006-2013, në testin e PISA-s, cilësia në arsimin shqiptar pati rritje vertikale.

Në vitet 2015-2023, në testin e PISA-s, cilësia e arsimit pati rënie katastrofale, rënien më të madhe në botë.

Kjo gjendje do ndryshojë me shpejtësi, por gjykoj se para së gjithash do fillojë nga mësuesi.

Natyrisht infrastruktura do bëjë që të mos ketë më shkolla me turne. Të mos ketë klasa me 40 nxënës dhe shumë ndërhyrje të tjera.

Sa u përket punësimit të të rinjve, do ketë incentiva dhe stimuj fiskal për çdo të ri të punësuar.

Do ketë grante dhe kredi të buta për çdo biznes të tyre.

Do ketë kredi të buta për çdo çift të ri për të filluar jetën e tyre.

Pra, do ketë një përkrahje direkte të veçante për të rinjtë.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button