ShowBiz

“Laerti po tallet me Valbonën”, Rozana debaton ashpër: Dy javë para “BBV” më tha se ka dikë

Marrëdhënia mes Laertit dhe Valbonës ka nxitur debat të ashpër mes banorëve në nisje të prime-t të kësaj të shtune në BBV.

Rozana e akuzon Laertin se marrëdhënia me Valbonën është lojë dhe se ai ka një person jashtë. Sipas banores, Laerti nuk ka ndjenja për Valbonën pasi “e ka zemrën të zënë”. Rozana u shpreh se Laerti ia ka thënë vetë këtë gjë, madje dy javë para hyrjes së tyre në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Debati mes tyre:

Laerti: Çështja është shumë e thjeshtë… Nuk janë kardiologe, nuk e dinë si janë ndjenjat e mija. Rozana doli me një teori që unë e kam zemrën të zënë. Se çfarë pune ka ajo me zemrën time. Kur them që e kam mikeshë, Rozana thotë jemi thjesht të njohur. Si del e thotë e kamzemrën të zënë kur jemi të njohur? Nuk mudn ta dish pas njëviti e gjysmë.

Rozana: Nuk e shpika vetë, e kam parë dy javë para hyrjes në këtë shtëpi.

Laerti: Se unë mund të kujtoj dikë me të cilën kam qenë në një periudhë kohe, nuk do të thotë që e kam zemrën të zënë. Rozana është akuzuar se ka hyrë në raportin e Eglit dhe Gjestit pastaj ka ndërhyrë tek Lori dhe Jozsi, tani ndërhyn tek unë dhe Valbona.

Rozana: Po çfarë të bëj? Të të shoh ty duke gënjyer? Ky e ka dashurinë me fjalë këtu. Dashuria është me gjeste. Në moshën tënde…

Laerti: Ma trego si bëhet dashuri në këtë moshë?

Rozana: Dashurinë e Laertit me fjalë nuk e kuptoj. Njëherë ka qenë pervers, njëherë Valbonës i ka thënë nuk dua të të shoh… Dy javë para se të hynim këtu më ke kapur te shkallët e pallatit dhe më ke bërë këtë muhabet. Kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij. Më pas e kam takuar tek shkallët dhe më ka folur vetëm për të. Kjo ka ndodhur vetëm dy javë parase të hynim këtu. Je përplasur me vajzën në rrugë tek “Tirana e Re”. Tani pyetja ime është: Çfarë ka bërë këtu si lojtar? Çfarë ka treguar nga jeta e tij? Çfarë ka sjellë ngavetja? Kur dola unë lojtare si Gerta?

Laerti: Me Gertën të bashkon fakti që thoni të njëjtat gjëra. Jeni të dyja të forta. Në krahasim me ty, unë i vlerësoj të gjithë babnorët.

Ledion Liço: Nga televotimi i sotëm, a duhet të dalë Laerti?

Rozana: Sot rrezikon Ola. I them që është lojtar 0, sepse veç historisë së Valbonës, që është e stisur, nuk ka bërë asgjë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button