Kandidati për deputet: “Do ta ndërroj partinë sa herë të më dojë tr*pi”/ Debat i ashpër mes Halit Valterit dhe Romeo Karajt

Një debat në studion e Zona Zero në Top News mes Halit Valteri dhe Romeo Kara ka agravuar në fjalë fyese dhe fjalor të papërshtatshëm.
Halit Valteri aktualisht është një prej kandidatëve në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës, ndërsa më parë ka qenë deputet i së ashtuquajturës opozita parlamentare në kohën kur PD dhe LSI lanë mandatet. Ky fakt e ka bërë atë të sulmohet shpesh herë në debate.
Pikërisht kjo ka qenë edhe një nga arsyet e debatit mes tij dhe Romeo Karajt.
“E di kush është kompleksi yt dhe i njerëzve që nuk bëjnë asgjë në jetë? Është që kur unë jam i lirë të bëj atë që më do trapi ty të shqetëson, dhe e vetmja gjë që mund të thuash ti dhe shumë njerëz si puna jote është që ndërrove PD me PS. E kam ndërruar se më desh trapi dhe do ta ndrroj nëse nuk ndihem mirë, sa herë të më dojë trapi” ka thënë Valteri.