Shëndet

A dëshironi të humbisni peshë?/ Ja çfarë rregulla duhet të ndiqni për dietën

Dietologia, Nicolette Pace, sugjeron se duhet të ushqeheni si një ‘fëmijë i vogël’, nëse dëshironi që të humbni peshë.

Sipas saj kryesorja është që të mos prishni regjimin e vakteve ku duhet të respektoni kohën e tyre.

Mëngjesin duhet ta hani 1-3 orë pas zgjimit duke përfshirë proteina si vezë, djathë apo kos dhe karbohidrate si drithëra.

Shtoni fruta ose perime për një fillim të shëndetshëm të ditës.

Drekën duhet ta hani pas 3-4 orë, ku nuk duhet t’i shmangi ushqimet e lëngshme sidomos ato që përmbajnë proteina.

Pasdite nuk duhet të konsumoni asnjëherë vakt të plotë nëse dëshironi të humbisni peshën. Një snack i vogël, fruta me djathë, sallatë të lehtë ose një smoothie me proteina, të cilat ndihmojnë për të mbajtur energjinë deri në darkë.

Darka duhet të jetë rreth 4 orë pas mini vaktit të pasdites. Proteinat nuk duhet të mungojnë si mund të jetë peshku ose mish pule. Këto duhet t’i shoqëroni me karbohidrate si patate, fasulet ose pilaf. Syri.net-iefimerida.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button