FURIA HAMILTON! Lë pas dështimin në Australi, “Ferrari” niset e para në Shangai

Luis Hamilton ka treguar se do të pilotojë me Ferrarin për ccmimin e madh. Pas dështimit në Australi, arriti të renditet i pari për garën në Shangai, ndërsa pas e ndjekin “Red Bull” dhe Mclaren
Lewis Hamilton e ka lënë pas krahëve garën e dobët në Australi. Në pistën e Shangait arriti të prekë “pol position” me Ferrarin duke lënë pas tij Max Verstappen të Red Bull.
Në rreshtin e dytë shfaq një McLaren-Mercedes në formë me Oscar Piastri ndërsa Charles Leclerc u rendit i katërti.
Në rreshtin e tretë, zhgënjimi më i madh ishte Lando Norris: i konsideruar si favorit për pole, ai gaboi gjatë xhiros së tij vendimtare dhe u ndal në vendin e gjashtë pas George Russell-it me Mercedes.
Të dy pilotët e McLaren tentuan të kryesonin por pa sukses: Piastri nuk përmirësoi kohën e tij, ndërsa Norris e ndërpreu xhiron dhe hyri në bokse.
Andrea Kimi Antonelli, me Mercedes-in tjetër, do të nisë nga rreshti i katërt, krahas Yuki Tsunoda-s të Racing Bulls, i cili konfirmon formën e mirë të treguar në Australi.
Në gjysmën e dytë të grilës, spikat një Fernando Alonso më pak konkurrues me Aston Martin, krahas një Oliver Bearman mbresëlënës me Haas-Ferrari, që u tregua më i qëndrueshëm dhe më i saktë sesa në Melbourne.
Sprinti premton adrenalinë dhe emocione, me Hamilton dhe Verstappen që rikthejnë një rivalitet epik në ballë të garës. Shanghai mund të jetë veç fillimi i një beteje të re ku Hamilton i ulur tek kokë kuqa synon titullin botëror.